Kthehu lart

Deri më 2021 planifikohet të angazhohen në shkolla 225 psikologë dhe pedagogë

Deri më 2021 planifikohet të angazhohen në shkolla 225 psikologë dhe pedagogë GazetaExpress

Deri në vitin 2021, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me drejtoritë komunale planifikon të punësojë 225 psikologë dhe pedagogë në shkollat e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht numri i psikologëve dhe i pedagogëve të angazhuar në shkollat fillore dhe të mesme është vetëm 80.

Megjithatë, sipas këshilltarit politik në MASHT, Valmir Gashi, punësimi i tyre mund të realizohet vetëm nëse komunat planifikojnë buxhet për vende të reja të punës.

    Data: 14 Qershor 2018 07:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera