Kthehu lart

Deputetja që pretendon protagonizmin përmes Veselit, e kishte akuzuar gabimisht edhe për vrasje

Deputetja që pretendon protagonizmin përmes Veselit, e kishte akuzuar gabimisht edhe për vrasje GazetaExpress

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka zgjedhur një strategji jo pak të mençur, për t’u bërë protagoniste. Ajo në seancat e Kuvendit të Kosovës sulmon Kadri Veselin, pa kursyer faktet dhe fjalorin, vetëm e vetëm që të bjerë në sy.

Deputetja Millaku ishte përpjekur para katër muajve, në një seancë të Kuvendit, që të bëhej protagoniste dhe të trondiste opinionin me akuza ndaj Kadri Veselit, duke e akuzuar atë për një vrasje të famshme të pasluftës në Kosovë.

Millaku, gjatë seancës së para katër muajve, kishte deklaruar në seancë se Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi kanë dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”.

Gjatë seancës ajo i ishte drejtuar Veselit duke i thënë se për këtë edhe kishte pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.

Por ajo kishte bërë një huqje të madhe. Në aktakuzën e përmendur nga Millaku bëhej fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini.

Edhe pse bëhej fjalë për një akuzë të rëndë, Millakut i kishte mjaftuar vetëm mbiemri i të akuzuarit dhe të dënuarit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si Drini, që të pretendonte se bëhej fjalë për Kadri Veselin.

Edhe dje ajo inicioi një debat të ashpër me Veselin, duke e kërcënuar atë se do t'ia fuste gazin lotsjellës në gojë.

    Data: 17 Prill 2018 09:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera