Kthehu lart

Deputeti i LDK'së i propozon LAA'së dhe VV'së një "kurth" për PAN'in

Deputeti i LDK'së i propozon LAA'së dhe VV'së një "kurth" për PAN'in GazetaExpress E enjte, 10 Gusht 2017 16:50

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi sot, pasi dështoi seanca konstituive e Kuvendit në mungesë të koalicionit PAN, ai i bëri një propozim LAA’së dhe Vetëvendosjes, një “kurth” për koalicionin PAN.

Arben Gashi nga LDK’ja ka propozuar që të shqyrtohet mundësia e një marrëveshje politike pa PAN’in, siç ka shkruar ai, “të procesohet me emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit, është hyrje në një proces i cili në rastin më të mirë krijon kushte për ecjen e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë dhe postin e kryetarit/es së Kuvendit...”, ka shkruar Gashi, transmeton Gazeta Express.

Gashi ka thënë se derisa ata (PAN) “të jene gati ta bëjnë propozimin e tyre apo si rezultat I afateve kushtetuese ti humbin mandatet dhe te provokohen zgjedhje te jashtëzakonshme, duke hyre ne një cikël normal demokratik te ndërtimit te institucioneve si rezultat i votës”.

“Ne rastin me të keq prishja e Status Quo-se dhe thyerja e kësaj gjendje do të provokonte dërgimin e rastit në gjykatën kushtetuese nga ana e koalicionit PAN apo nga deputet të tjerë (ndoshta edhe vet LAA) për te kërkuar sqarime për afatet ligjore dhe të drejtën procedurale etj. Ky veprim do të krijonte gjendjen e re dhe do ta mbyllte njëherë e mire çështjen e kryetarit/ës të kuvendit duke e përcaktuar procedurën, dhe afatet për ketë çështje”, ka shkruar ai.

Krejt në fund të shkrimit, deputeti i LDK’së propozoi që në në seancën e radhës, e cila do të mbahet të hënën, “në pajtim me të gjitha partitë politikë në Kuvend, duke përfshirë edhe ato te komuniteteve jo-shumicë, t’i emërojmë nënkryetaret të cilët na takojnë sipas kushtetutes dhe të hymë në periudhën e ecjes se afateve kushtetuese”, tha Gashi, duke shtuar se kjo do të parandalojë bllokimin institucional “duke garantuar stabilitet afatgjatë, nëpërmjet njohjes së të drejtës së propozimit te kandidatit/es për kryetar/re partine apo koalicionin e pare. Në të njëjtën kohë pamundëson bllokimin e institucioneve dhe jetës politike si rezultat i veprimeve bllokuese. Gjithashtu, ky veprim në të njëjtën kohe do ta kthente Kryetari/en e kuvendit në rolin e vet normal si drejtues i seancave e jo ne post politik te rëndësisë se veçantë”, ka shkruar Gashi në facebook./GazetaExpress/

Ky është statusi i tij i plotë, të cilin e ka titulluar “Si të dilet nga gjendja aktuale e Kuvendit?”:

Si te dilet nga gjendja aktuale e Kuvendit?

Duke marre parasysh se gjendja në skenën politike në vend po shkon drejtë eskalimit dhe mjetet të cilat po përdoren për zhbllokimin e situatës, nuk po shihet se janë ne rregull politikisht dhe jo-korrekte moralisht, mendoj se jemi në situatën ku duhet të jemi me kreativ dhe të gjejmë zgjidhje edhe për legjislaturat e ardhshme.

Propozimi im që të shqyrtohet mundësia e një marrëveshje politike pa PAN që të procedohet me emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit, është hyrje ne një proces i cili në rastin me të mirë krijon kushte për ecjen e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë dhe posti i kryetarit/ës se Kuvendit i garantuar për koalicionin PAN mbetet i zbrazet derisa ata të jene gati ta bëjnë propozimin e tyre apo si rezultat I afateve kushtetuese ti humbin mandatet dhe te provokohen zgjedhje te jashtëzakonshme, duke hyre ne një cikël normal demokratik te ndërtimit te institucioneve si rezultat i votës.

Ne rastin me të keq prishja e Status Quo-se dhe thyerja e kësaj gjendje do të provokonte dërgimin e rastit në gjykatën kushtetuese nga ana e koalicionit PAN apo nga deputet të tjerë (ndoshta edhe vet LAA) për te kërkuar sqarime për afatet ligjore dhe të drejtën procedurale etj. Ky veprim do të krijonte gjendjen e re dhe do ta mbyllte njëherë e mire çështjen e kryetarit/ës të kuvendit duke e përcaktuar procedurën, dhe afatet për ketë çështje.

Prandaj unë propozoj që në seancën e radhës, në pajtim me të gjitha partitë politikë në kuvend, duke përfshirë edhe ato te komuniteteve jo-shumicë, ti emërojmë nënkryetaret të cilët na takojnë sipas kushtetutes dhe të hymë në periudhën e ecjes se afateve kushtetuese. Mendoj se ky veprim do këtë ndikim pozitiv në disa aspekte. Se pari parandalon bllokimin institucional duke garantuar stabilitet afatgjatë, nëpërmjet njohjes së të drejtës së propozimit te kandidatit/es për kryetar/re partine apo koalicionin e pare. Në të njëjtën kohë pamundëson bllokimin e institucioneve dhe jetës politike si rezultat i veprimeve bllokuese. Gjithëashtu, ky veprim në të njëjtën kohe do ta kthente Kryetari/en e kuvendit në rolin e vet normal si drejtues i seancave e jo ne post politik te rëndësisë se veçantë.

Tani është koha për të gjetur zgjidhje për të ardhmen dhe ndertimin e institucioneve, qoftë duke marre përsipër prishjen e status quo, qoftë duke krijuar një rast për në gjykatën kushtetuese, rasti i cili mund të shtrohet edhe nga pala prishëse e status quos.

    Data: 10 Gusht 2017 16:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera