Kthehu lart

Demokratët amerikanë kundër djalit të Trumpit

Demokratët amerikanë kundër djalit të Trumpit GazetaExpress

Demokratët amerikanë kritikojnë djalin e presidentit Donald Trump për korrespondencën e tij me Wikiliks.

Kritikave për kontaktet mes djalit të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe organizatës së Julian Assange i shtohet dhe kërkesa për marrjen në pyetje publikisht të Trump Junior në lidhje me këtë çështje. Ky i fundit publikoi në profilin e tij Twitter mesazhet e shkëmbyera me Wikiliks

Gjithçka nisi nga publikimet e ‘Atlantic’ e cila shkruante se si organizata e themeluar nga Julian Assange ka kontaktuar disa herë djalin e madh të presidentit amerikan në përpjekje për ta bindur që ai t’i ndihmonte të publikonin disa dokumente që janë në duart e tij

Mesazhet janë në dosjen që avokatët e Donald Jr. kanë dorëzuar në kongresin amerikan i cili po heton për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Sipas agjencive të shërbimit të inteligjencës në vend, Wikiliks është në kontakt me hakerët e lidhur me qeverinë ruse dhe shpërndan materialet e tyre. Në raste të tjera Wikiliks i ka kërkuar Trump Junior që të mohojë rezultatet e zgjedhjeve duke i cilësuar të rreme dhe të propozojë Assange si ambasadorin australian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pothuajse gjithnjë Trump Junior i ka injoruar mesazhet dhe kur nuk e ka bërë ka shpërndarë materiale për Hillary Clinton dhe partinë demokratike.

    Data: 14 Nentor 2017 18:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera