Kthehu lart

Del nga rruga me traktor, lëndohen tre serbë në Novobërdë

Del nga rruga me traktor, lëndohen tre serbë në Novobërdë GazetaExpress

Një serb i Kosovës nga pakujdesia ka dalë nga rruga me traktor, duke lënduar përveç vetes edhe dy pasagjerë tjerë, po ashtu serbë. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes, në fshatin Bushincë të Novobërdës

"I dyshuari mashkull K/Serb derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet nga pakujdesia ka dalë nga rruga dhe për pasojë lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerë meshkuj K/Serbë", ka njoftuar Policia. 

Sipas PK-së të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa njëri nga pasagjerët është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. 

"Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori", theksohet në raportin 24-orësh të Policisë. /GazetaExpress/. 

    Data: 13 Tetor 2017 14:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera