Kthehu lart

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë? GazetaExpress

Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do shënohen disa ngjarje.

Në orën 09:30, Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pret në takim homologen e tij nga Kroacia, Marija Pejçinoviq-Buriq. 

Po të njëjtën orë do të mblidhet Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku do të shqyrtohen rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. Gjithashtu do të diskutohet lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e kompetencave të Parlamenteve të Evropës Juglindore mbi efiçiencën e energjisë.

Ndërsa, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, ku në rend dite janë votimi i propozim-vendimeve të Qeverisë për Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. 

Në të njejtën orë, Rrjeti i Edukatorëve Baashkëmoshatarë organizon konferencën për mbështetjen e Koventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës. 

Një orë më vonë do të mblidhet, Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhje. Në rend dite janë shqyrtimi i rekomandimeve të grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale; shqyrtimi i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike; shqyrtimi i Projektligjit për Pajisjet nën Presion; rekomandimet për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 

Në orën 13:00, Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mban ceremoninë e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) dhe Asociacionin Kosovar të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS. 

Sot do të mbahet edhe manifestimi tradicional “Pranvera e dinjitetit”. 

Gjithashtu, do të lansohet edhe Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Në ngjarje merr pjesë dhe drejtori i misionit të USAID-it, James Hope. 

Në orën 17:00, Kompania “S-Sprint”, anëtari i Klubi i Prodhuesve të Kosovës, hap pikën e re të shitjes në Prishtinë. 

Në orën 20:00, në kuadër të javëve të Frankofonisë shfaqet filmi “L’affaire SK1” (2015) nga Frédéric Tellier. 

Po në të njëjtën orë, Komiteti Olimpik i Kosovës shpall sportistët e vitit. /Express/

    Data: 14 Mars 2018 08:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera