Kthehu lart

"Çelësi" i Policisë i kap 135 kg marihuanë të fshehura në dyer

"Çelësi" i Policisë i kap 135 kg marihuanë të fshehura në dyer GazetaExpress

Policia ka kapur rreth 135 kg marihuanë dhe ka arrestuar shtatë persona në Ferizaj, pas operacionit të koduar “Çelsi”.

Operacioni është zhvilluar më 11 dhe 12 shtator në fshatin Bibaj të Ferizajt, por edhe në rrethinë.

Policia ka konfiskuar 40 dyer në një depo, të cilat ishin të mbushura me këtë lëndë narkotike, njofton Klan Kosova.

“Dyert ishin të mbështjella me kartonë të fortë, dhe dukeshin shumë normale, por brenda ishin të mbushura”, kanë bërë me dije Policia në konferencën për media.

Prejardhja e narkotikut ishte nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte Zvicrën.

    Data: 13 Shtator 2017 14:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera