Kthehu lart

Buxheti s'e përballon ngritjen e pagave

Buxheti s'e përballon ngritjen e pagave GazetaExpress

Nga Buxheti i Kosovës për 2018 janë ndarë rreth 100 mijë euro për paga dhe mëditje të zyrtarëve

Pasi Gjykata Kushtetuese e ka mbështetur vendimin e Kryeministrit për rritjen e pagave, tash Haradinaj ka nisur punën, që sa më shpejt bashkë me kabinetin e tij, t’i marrin pagat e dyfishuara.

Mirëpo, kjo duket se do të marrë pak kohë, pasi që Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk ka dhënë një përgjigje definitive se cka do të bëjë me këtë rritje.

Prapa kamerave, për Frontal, Hamza tha se çdo gjë do të bëhet komfort ligjit.

E sipas Ligjit për Paga, paga bazë e zyrtarëve të qeverisë sigurohet nga Buxheti i Shtetit.

Ndërkohë që, Buxheti për vitin 2018 thotë që për Zyrën e Kryeministrit për paga dhe mëditje janë ndarë rreth 100,000 euro.

E me vendimin për ngritje të pagave, kjo shumë do të dyfishohet. Gjë që nuk e përballon dot buxheti i Kosovës.

Këtë e konfirmon edhe Oda Ekonomike Amerikane. Arian Zeka, thotë se ngritja e pagave cenon investimet e tjera që mund të bëhen.

E që të mos vije deri në këtë pikë, Zeka thotë se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë kompetencat e veta dhe të vendosë nëse Buxheti do të përballojë një ngritje të tillë të pagave.

Në këtë mënyrë, vendimi për ngritjen e pagave për zyrën e Kryeministrit, kalon në dorë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Data: 14 Qershor 2018 19:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera