Kthehu lart

Burgjet me kushte të mira, menaxhim të dobët (Video)

Burgjet me kushte të mira, menaxhim të dobët (Video) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 20:30

KMDLNJ ka vlerësuar se gjendja e burgjeve është e mirë pas investimeve që janë bërë kohëve të fundit në infrastrukturë.

Madje Kosova ka dalë e para në rajon me kushte të mira që i ofrohen shkelësve të ligjit.

Sidoqoftë, organizata që monitoron burgjet ka kritika për menaxhimin e këtyre qendrave, njofton Klan Kosova.

Sipas drejtorit të KMDLNJ, Behxhet Xhala, ndikim ka politika, ndërsa një pjesë të fajit për keqmenaxhim e kanë edhe ndërkombëtarët të cilët deri vonë kanë drejtuar këto qendra e tani kanë ndikim në vendimmarrje si këshillëdhënës.

Burgjet me kushte të mira, menaxhim të dobët - 13.08.2017 - Klan Kosova

    Data: 13 Gusht 2017 20:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera