Kthehu lart

Bulliqi del në terren për çështjen e Demarkacionit

Bulliqi del në terren për çështjen e Demarkacionit GazetaExpress

Kryetari i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, nëpërmjet disa fotografive të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se sot gjatë ditës ka punuar në terren.

Bulliqi, me disa kolegë të tjerë, i shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, ka bërë me dije se janë dukur punuar sa i përket çështjes së vijës kufitare

“Vazhdojmë më punën në terren.......”, ka shkruar shkurt ai në Facebook.

Bulliqi ka treguar ditë më parë se po punojnë me kapacitete të plota, por se u duhet kohë optimale për të shqyrtuar dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se nuk ka afat kohor kur do të dalin me raportin të cilin do t’ia dorëzojnë Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mali i Zi ka deklaruar javë më parë se e konsideron të mbyllur çështja e Demarkacionit me Kosovën.


    Data: 23 Tetor 2017 23:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera