Kthehu lart

Bosi britanik i drogës jetonte me emër të rremë, publikohet momenti i arrestimit

Bosi britanik i drogës jetonte me emër të rremë, publikohet momenti i arrestimit GazetaExpress

Policia e Lituanisë ka arrestuar bosin e drogës i cili ka jetuar një jetë “fantazmë" për shtatë vitet e fundit.

Britaniku James Mulvey ndryshe i njohur i “pakapshmi” është arrestuar në një hotel, duke përdorur një emër të rremë.

42-vjeçari, me origjinë nga Solihull në Birmingham, jetoi një jetë luksoze me makina sportive dhe ora të modës së fundit, ndërsa jetonte në arrati dhe derisa fitonte rreth £ 75,000 në javë.

Kurse, tabloidi britanik “The sun”, ka publikuar momentin e arrestimit të James Mulvey i cili nga droga ka fituar 40 milionë £.


    Data: 14 Qershor 2018 09:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera