Kthehu lart

Bora e dendur, kaos në Britani, dhjetëra fluturime të anuluara

Bora e dendur, kaos në Britani, dhjetëra fluturime të anuluara GazetaExpress

Britania e Madhe është përfshirë nga kaosi si pasojë e borës së dendur që ka rënë nga mbrëmja e djeshme dhe paraditen e së dielës, e konsideruar si më e madhja në 4 vjet.

Për pasojë, qindra shkolla do të qëndrojnë të mbyllura në ditët e ardhshme, me temperaturat që parashikohet të bien deri në minus 15 gradë, sidomos në Uells. Sipas raportimeve të medieve britanike, të gjithë aeroportët londinezë kanë sinjalizuar vonesa në operacionet e tyre dhe shumë kompani janë detyruar të anulojnë fluturimet.

Operatorë të shumtë janë të angazhuar për të pastruar borën dhe akullin nga pistat. Në Heathrow anulimet e fluturimeve kanë qenë të shumta, në Stansted ka pasur vonesa, ndërsa në Gatwick situata ka qenë disi më e qetë. Kompanitë e fluturimit kanë paralajmëruar pasagjerët që të kontrollojnë nëse avioni i tyre është operativ përpara se të nisen për në aeroport.

Edhe në Europë fluturimet e anuluara kanë qenë të shumta, sidomos në Gjermani, por edhe në Zvicër, kryesisht në aeroportin e Cyrihut.

    Data: 10 Dhjetor 2017 23:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera