Kthehu lart

Bleu bombë të telekomanduar për të vrarë prindërit për shkak të të dashurës

Bleu bombë të telekomanduar për të vrarë prindërit për shkak të të dashurës GazetaExpress

Një adoleshent bleu një bombë të telekomanduar nga larg për të vrarë prindërit e tij, pasi mamaja nuk miratoi të dashurën e tij të racës së bardhë.

Gurtej Singh Randhawa, 19 vjeç, i cili ishte pranuar të studionte në universitetin e Liverpulit për mjekësi, kishte frikë se nëna e tij do të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre.

Sipas policisë, Randhawa, nga Wolverhampton, në Indi, mendonte se prindërit e tij do të përpiqeshin ta detyronin ta shkëpuste lidhjen e dashurisë, pasi nëna e tij nuk pranonte vajzën.

Ai u arrestua në maj të vitit 2017, pasi oficerët nga Njësia e Operacioneve të Armatosura të Agjencisë Kombëtare të Krimit zëvendësuan paketën që ai kishte porositur në faqet e "errëta" në internet.

Randhawa u arrestua pas testimit të pajisjes dhe u deklarua fajtor për përpjekjen për të importuar eksplozivë.

    Data: 13 Janar 2018 22:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera