Kthehu lart

Besa Security prezentohet si kompania më e madhe e sigurimit në rajon në samitin e sigurisë “Adria Security Summit” në Kroaci

Besa Security prezentohet si kompania më e madhe e sigurimit në rajon në samitin e sigurisë “Adria Security Summit” në Kroaci GazetaExpress

Besa Security është duke marrë pjesë në Samitin e Sigurimit (Adria Security Summit) ne Shibenik, Kroaci. Samiti i Sigurisë ka të ftuar kompanitë më të mëdha të sigurimit nga rajoni duke përfshirë Kroacinë, Slloveninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Kompanitë më të mëdha rajonale në ditën e parë kanë biseduar për nivelin e sigurisë në shtetet e tyre, investimet në pajisjet e sigurisë, zhvillimet e kompanive të sigurimit, sfidat në industrinë e sigurisë dhe trendin e lëvizjeve në tre deri në pesë vitet e ardhshme. 

Besa Security ka qenë përfaqesuesja e Kosovës dhe Shqipërisë, duke u cilësuar si kompania më e madhe shqiptare. Gjithashtu, pas një takimi paraprak me të gjithë panelistët, Besa Security është prezantuar si kompania më e madhe rajonale nga moderatori i panelit, Adria Security Summit Gjithashtu, Besa Security ka prezantuar shërbimet që i ofron përmes shtandit të saj në qëndren konvencionale. 

Samiti i Sigurisë ka pasur prezantime edhe nga përfaqësuesit e kompanive lidere të zhvillimit dhe prodhimit të produkteve të sigurisë, të cilët kanë prezantuar zhvillimet e fundit të teknologjisë së pajisjeve të sigurimit dhe trendin e lëvizjes së zhvillimit të tyre. Samiti i Sigurimit, Adria Security Summit, do të vazhdoj edhe sot, në të cilen do të prezantohen punimet më të suksesshme të instalimeve të pajisjeve të sigurisë (Case Studies).

http://www.besasecurity.com/ 

https://www.facebook.com/besasec

http://www.adriasecuritysummit.com

Artikull i sponsorizuar

    Data: 14 Shtator 2017 12:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera