Kthehu lart

Bashkëshortët me emra të uraganeve – Harvey dhe Irma

Bashkëshortët me emra të uraganeve – Harvey dhe Irma GazetaExpress

Ata janë Harvey dhe Irma. Jo uraganë, por njerëz, madje burrë e grua që rrëfejnë me trishtim faktin që stuhitë e mëdha mbajnë emrat e tyre.

Harvey është 104 vjeç, ndërsa Irma 92. Të dy shprehen të habitur se si uraganët identifikohen me emrat e tyre.

“Nuk e di se si është e mundur që uraganët të quhen Irma dhe Harvey. Nuk e dimë se si kanë ardhur deri te kjo ide”, thotë Irma, raporton New York Times, transmeton NOA.

Shpjegimi është i thjeshtë. Që nga viti 1979, Organizata Botërore Meteorologjike i kanë vënë emra të ndryshëm stuhive tropikale mbi Atlantik.

Këto dy stuhi po shkatërrojnë disa shtetë në SHBA, ku miliona njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

Harvey dhe Irma kanë jetuar së bashku për 75 vjet dhe uraganet i kanë parë vetëm në televizor.

    Data: 14 Shtator 2017 00:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera