Kthehu lart

Balotazhi i burrave

Balotazhi i burrave GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 08:21

Vetëm dy kandidate femra janë në garë të balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës, përderisa në shtatëmbëdhjetë të tjera garojnë vetëm meshkujt.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohen më 19 nëntor 2017, në garë për kryetare ka mbetur vetëm kandidatja e Alternativës për Komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, shkruan sot “Zëri”.

Ky numër minimal i grave në balotazh erdhi si pasojë e numrit të vogël të grave që partitë politike i kandiduan për kryetare komunash, respektivisht 7 nga 200 kandidatë.

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën, Valdete Idrizi, thotë se nuk e ka aspak të lehtë garën duke qenë se, siç thotë ajo, numri i grave në jetën politike është i vogël.

Ajo është shprehur e shqetësuar për gjuhën diskriminuese ndaj gjinisë femërore nga kundërkandidatët e tyre.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse isha në garë me nëntë burra, por në të njëjtën kohë tash edhe kundërkandidati im në të shumtën e rasteve thotë se i duhet një zot shtëpie Mitrovicës dhe jo një zonjë. Kjo natyrisht që nuk më bën të ndihem mirë, sepse këtu po garojmë me vlera, me vizion e me përgatitje profesionale, me atë çka mund t’u ofrojmë qytetarëve dhe jo vetëm si grua apo burrë”, ka thënë ajo. 

    Data: 15 Nentor 2017 08:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera