Kthehu lart

ATK: Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve tanë

ATK: Pushojnë hetimet ndaj zyrtarëve tanë GazetaExpress

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se me datën 13.09.2017, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, njoftimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, me të cilin njoftohet ATK-ja se pas përfundimit të hetimeve nuk ka ekzistuar dyshim i bazuar lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare nga tre zyrtarët e ATK-së, dhe si rezultat i kësaj Prokuroria me Aktvendimin Nr. PP.I. Nr. 799/2015 datë 30.08.2017, ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve të ATK-së.

ATK-ja bën të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëjë me kallëzimin penal të paraqitur nga Policia e Kosovës. 

"Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimin ndaj zyrtarëve të ATK-së, si rezultat i kallëzimeve penale të paraqitura nga Policia e Kosovës, prandaj ATK-ja njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtarët e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin", thuhet në njoftim.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 14:28
    Autori: GazetaExpress
    • Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj

      Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj 0

    Të tjera