Kthehu lart

ATK në aksion kundër shmangies tatimore

ATK në aksion kundër shmangies tatimore GazetaExpress

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se është duke e zhvilluar një aksion kundër shmangies nga tatimi në gjashtë lokacione të vendit.

Sipas komunikatës së ATK-së aksioni është duke u zhvilluar në tri lokacione në Ferizaj dhe nga një lokacion në Prishtinë, Kamenicë e Graçanicë.

“Dyshimet janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme”, thuhet në komunikatën e Administratës Tatimore.

Sipas ATK-së, “aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës”.

Emisioni "Jeta në Kosovë" në vitin 2016 shfaqi në tri vazhdime hulumtimin për shmangien nga tatimi nëpërmjet kompanive fiktive.

    Data: 17 Maj 2018 10:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera