Kthehu lart

Arrestohet ngasësi i skuterit për shkak të aksidentit në Prishtinë, policia i gjen edhe drogë

Arrestohet ngasësi i skuterit për shkak të aksidentit në Prishtinë, policia i gjen edhe drogë GazetaExpress

Gjatë ditës së sotme rreth orës 16 në lagjen Lakërishtë, është arrestuar një ngasës motoçiklete e tipit skuter.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se rasti ndodhi pas një aksident trafiku ku ishte i përshirë dhe një automjet.

Hoxha tha po ashtu se i dyshuari, ngasësi i skuterit ka tentuar ikjen nga vendi i ngjarjes pas goditjes se automjetit, përderisa pas reagimit te shpejtë dhe efektiv te zyrtarëve të policisë është arritur që i njëjti të lokalizohet ku dhe ka pasuar arrestimi por kjo të mos përfundonte me kaq, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari derisa po tentonte ikjen, u ka shkaktuar lëndime të lehta dy zyrtarëve policor ndërsa gjatë kontrollimit të skuterit, në bagazhin e saj policia ka gjetur sasi të substancës e cila mbetet të verifikohet nga njësitë kompetente.

Rasti i aksidentit të trafikut procedohet sipas procedurave ligjore, transmeton Klan Kosova.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 19:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera