Kthehu lart

Arrestohet në Vërmicë shqiptari që e kërkonte INTEPROL-i për vjedhje të rëndë

Arrestohet në Vërmicë shqiptari që e kërkonte INTEPROL-i për vjedhje të rëndë Foto: Ilustrim GazetaExpress

Policia e Kosovës ka arrestuar në Vërmicë një person shtetas i Shqipërisë që kërkohej nga INTERPOL-i. Ai kërkohej nga autoritetet e Belgjikës për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale Vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Data: 24 Shtator 2017 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera