Kthehu lart

Arrestohet motoçiklisti që iku pas shkaktimit të aksidentit

Arrestohet motoçiklisti që iku pas shkaktimit të aksidentit GazetaExpress

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Në aksident ishin të përfshirë një skuter pa tabela dhe një automjet.

Ngasësi i skuterit pasi ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendi i ngjarjes mirëpo menjhërë pas tij është vënë Policia e Kosovës e cila edhe e ka lokalizuar të dyshuarin e më pas i njëjti është arrestuar.

“Ju konfirmoj se sot me datë, 13.09.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Tirana” (lagja “Lakrishtë”)-Prishtinë, në një aksident trafiku ku ishin përfshirë një motoqikletë/skuter pa tabela dhe një automjet, i dyshuari, vozitësi i skuterit ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes pas goditjes se automjetit, përderisa pas reagimit të shpejt dhe efektiv të zyrtarëve të policisë është arritur që i njëjti të lokalizohet dhe arrestohet”, ka thënë për Indeksonline zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

I dyshuari i ka rezistuar arrestimin duke iu shkaktuar lëndime të lehta dy zyrtarëve policor.

Gjatë kontrollimit të motoçikletës, në bagazhin e saj është  gjetur sasi e dyshuar e materialit /substancës që mbetet të verifikohet nga njësitet kompetente, ndërsa rasti i aksidentit procedohet sipas procedurave ligjore.

    Data: 13 Shtator 2017 19:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera