Kthehu lart

Arrestohet mësuesja që përdorte drogë në orë të mësimit

Arrestohet mësuesja që përdorte drogë në orë të mësimit GazetaExpress

Një mësuese është arrestuar pasi që dyshohet se gjatë orës së mësimit po merrte drogë. Ngjarja është incizuar nga një nxënëse në klasë.

Më pas nxënësi ndau videon me shokët e klasës dhe më vonë me stafin tjetër të shkollës që përfundoi edhe në dorën e policisë.

"Ajo ishte në qoshe të fshehur me një karrige dhe një libër, dhe dukej që po merrte kokainë”, ka thënë nxënësi që filmoi video.

"Unë në fakt kam shikuar pamjet disa herë rresht dhe kuptova se mësuesja ime e gjuhës angleze po merrte kokainë".

Mësuesja është Samantha Cox, 24 vjeçare. Policët shtetërorë të Indianas arrestuan Cox për posedimin e drogës dhe akuza për bartje të drogës.

Zyrtarët më vonë thanë se substanca për të cilën ajo ishte kapur mund të ishte një përzierje e heroinës dhe kokainës.

    Temat:
    Data: 24 Nentor 2017 10:06
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera