Kthehu lart

Arrestohet boshnjaku në Austri, planifikonte sulm terrorist për Krishtlindje

Arrestohet boshnjaku në Austri, planifikonte sulm terrorist për Krishtlindje GazetaExpress

Një boshnjak 25 vjeç është arrestuar në Grac të Austrisë nën dyshimet se ka planifikuar një sulm në tregun e Krishtlindjeve, tha policia të enjten.

Zëdhënësi i saj tha se i dyshuari, mysliman, është arrestuar më 1 dhjetor në një strehimore emergjente, ku të tjerërt e kanë parë duke shikuar video për sulmet e vitit të kaluar në Nicë dhe Berlin.

Siç njofton agjencia Reuters, dëshmitarët e kanë dëgjuar atë duke folur për Berlinin dhe vdekjet.

Ai ka vizituar xhamitë, por nuk është e qartë nëse është radikalizuar apo nëse ka ndonjë bashkëpunëtor, tha policia, përcjell REL.

Një tunizian ka vrarë 12 njerëz vitin e kalur në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Ai ka shprehur besnikëri ndaj grupit militant Shteti Islamik.

    Data: 07 Dhjetor 2017 19:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera