Kthehu lart

Arifi: Marrëveshja e presidentëve është produkt i raportit të Bulliqit

Arifi: Marrëveshja e presidentëve është produkt i raportit të Bulliqit GazetaExpress

​ Avni Arifin, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin.

Ai është shprehur se marrëveshja e 16 shkurtit është produkt i Raportit të Bulliqit.

Arfi është shprehur se çfarëdo nofke që merr ky raport e vërteta është se korrigjimi është aty në çdo formë dhe vullnet për ta jetësuar nuk është zbrapsur.

Postimi i plotë në Facebook:

Marrëveshja e 16 /02/2018 e nënshkruar me Malin e Zi është produkt i Raportit të Bulliqit. Kjo marrëveshje që është pjesë e ligjit për ratifikim në seancën e së mërkurës në mënyrë eksplicite kërkon korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Pavarsishtë, çfarë nofke merr ky raport e vërteta është se ai është aty në çdo formë dhe vullneti për ta jetësuar nuk është zbrapsur.


    Data: 24 Shkurt 2018 21:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera