Kthehu lart

Arban Abrashi përmend tenderët që Shpend Ahmeti i ka dhënë njerëzve të partisë

Arban Abrashi përmend tenderët që Shpend Ahmeti i ka dhënë njerëzve të partisë GazetaExpress

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar aktual i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për dhënie të tenderëve për njerëz të partisë së tij.

"Kemi numër të madh të tenderëve të cilët jepen për familjarë, apo për asamblistë, apo për kandidatë për deputetë të subjektit politik Vetëvendosje", ka thënë Abrashi në Rubikon të KTV'së.

"Pa dashur të përmend emra... është kompania që ka renovuar apo rindërtuar 'Kurrizin', e cila është pronë e njërit prej kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje", ka treguar ai.

"Ajo vazhdimisht merr tenderë. Sikur në 'Kurriz', në sheshin 'Luan Haradinaj', e në sheshe të tjera", ka shtuar Abrashi.

"Ose, kompania në të cilën ka punuar një drejtor për vite me radhë merr shuma të tenderëve të cilat kalojnë vlera miliona euroshe", ka thënë kandidati i LDK'së.

Abrashi po ashtu ka thënë se Komuna e Prishtinës gjatë qeverisjes së Ahmetit karakterizohet edhe nga nepotizmi i lartë. /Express/

    Data: 14 Nentor 2017 20:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera