Kthehu lart

Apostolova thërret në takim Haradinajn

Apostolova thërret në takim Haradinajn GazetaExpress

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa anëtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë, morën pjesë edhe ministrat Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri e Flamur Sefaj, që përkatësisht drejtojnë dikasteret e Integrimeve, të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Drejtuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë u shpreh e inkurajuar me përpjekjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, konkretisht luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E inkurajuar me përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, të dy këto çështje të ngritura në Agjendën Evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Raportin e Progresit”, thuhet në njoftimin e Shefes së Zyrës së BE-së. 

    Data: 11 Tetor 2017 10:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera