Kthehu lart

AMO, pjesëmarrëse në Panairin "FOOD Istanbul”

AMO, pjesëmarrëse në Panairin "FOOD Istanbul” GazetaExpress

Panairi ndërkombëtar “FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë, çdo vit e më shumë ka si mysafirë kompani të mëdha botërore.

Këtë vit, një ndër to është edhe kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë "Gllareva".

Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërore.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë panair, kompaninë AMO e vizitoi edhe ministri i Doganave të Turqisë, Bylent Tyfekci, ku përfaqësuesi i kompanisë Sami Morina prezantoi produktet dhe mundësitë e kompanisë për prodhime ushqimore dhe kapacitetet për eksport.

Kompania AMO është pjesëmarrëse në shumë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Zvicër, Dubai, Francë dhe vende tjera të botës.

Thënë më mirë, produktet e kompanisë AMO janë prezentë në më shume se 30 shtete në botë.


    Temat:
    Data: 22 Shtator 2017 12:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera