Kthehu lart

Akulli në Antarktidë po shkrihet me shpejtësi të madhe

Akulli në Antarktidë po shkrihet me shpejtësi të madhe GazetaExpress

Antarktida po e humb akullin me shpejtësi gjithnjë e më të madhe.

Satelitët që monitorojnë gjendjen në Kontinentin e Bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë tonë akull në vit po humbasin në oqean, si pasojë e shkrirjes.

Një gjë e tillë rrit po ashtu nivelet globale të detit për 0.6 milimetra në vit – që do të thotë trefish më shumë nga viti 2012, kur është bërë vlerësimi i fundit i tillë.

Shkencëtarët i publikuan të dhënat e reja në revistën shkencore britanike Nature.

Ata thanë se qeveritë duhet t’i marrin parasysh këto informacione derisa planifikojnë mbrojtjen e komuniteteve bregdetare.

Sipas shkencëtarëve, Antarktida ka derdhur rreth 2.7 trilionë tonë akulli që nga viti 1992, duke kontribuar në rritjen e nivelit të detit në botë për më shumë se 7.5 milimetra.

    Data: 14 Qershor 2018 13:10
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera