Kthehu lart

Aktivizohet Nisma Socialdemokrate në Prishtinë

Aktivizohet Nisma Socialdemokrate në Prishtinë GazetaExpress

Nisma Socialdemokrate po vazhdon shtrirje e saj në terren. Partia e Fatmir Limajt ka themeluar një tjetër nëndegë në kryeqytet.

Në prezencën e 45 delegatëve u zyrtarizuan organet drejtuese të nëndegës në Arbëri. 

Kryetari i degës se Nismës në Prishtinë, Baton Dushi, tha se aktivizimi në Nismë është aktivizim në vlera reale, ndërsa rreshtimi krah kryetarit Limaj është rreshtim në krah të një lideri vizionar e të pandalur. 

Ndër tjerash trajtoi problemet e ndryshme të cilat i preokupojnë qytetarët e kësaj lagje, duke u zotuar se do jetë zë i halleve dhe shqetësimeve të tyre.

Anëtari i kryesisë, Demir Lima, i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për besimin. 

“Aktivizimi në projekte me qëllime të mira për vendin është detyrë e jona, ndërsa praktika e mashtrimit për të gllabëruar votën duhet të përfundojë. Projektet të cilat po zhvillohen nga dikasteret që i drejton Nisma po dëshmojnë se në Kosovë punohet ku ka vullnet, tha ndër tjerash Lima.

Këshilli zgjodhi kryesinë prej 7 anëtarësh, ndërsa kryetar u zgjodh Bajram Sopjani.

Partia e Fatmir Limajt, tash e disa ditë po mban kuvendet e punës nëpër degët e saj anekënd vendit.

Ky proces pritet të kulmojë më 24 qershor kur edhe do të mbahet Kuvendi Qendror i Punës.

    Data: 14 Qershor 2018 11:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera