Kthehu lart

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë - Gjilan GazetaExpress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë - Gjilan.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të Kallxo.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas fotografive, shihet një veturë tip “Audi” e dëmtuar në këtë aksident.
Vetura është me tabela regjistrimi të Kosovës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes është parë të ketë dalë Policia e Kosovës.

    Data: 17 Prill 2018 09:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera