Kthehu lart

​AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Gazetës Express Berat Buzhala

​AGK reagon ndaj kërcënimit të drejtorit të Gazetës Express Berat Buzhala GazetaExpress

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj kërcimit që i është bërë drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala, nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. AGK në këtë reagim ka treguar se ka marrë zotimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.

Ky është reagimi i plotë i AGK’së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook. Z.Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashme e ka raportuar rastin në polici. 

Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre. 

Poashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t'i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithëshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet.

Drejtori i Gazetës Express Berat Buzhala është kërcënuar gjatë ditës së sotme


    Data: 21 Prill 2017 19:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera