Kthehu lart

AGK reagon ndaj kryeministrit Haradinaj: Bëhu bashkëpunues, jo ofendues

AGK reagon ndaj kryeministrit Haradinaj: Bëhu bashkëpunues, jo ofendues GazetaExpress

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeministrit, ndërkohë që për deklaratat e bëra nga ai thotë se paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.

“Duke përcjellë me shqetësim këtë deklarim të kryeministrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetjes nuk do të mund ta kontrollojë askush”, shkruan në komunikatën e dërguar për media nga bordi i AGK-së.

Me këtë rast, AGK-ja kërkon nga kryeministri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë, si dhe të punojë intensivisht në rritjen e bashkëpunimit me media. Gjithashtu, pritjet e gazetarëve janë edhe për transparencë të qeverisë.

    Data: 13 Shtator 2017 14:17
    Autori: GazetaExpress
    • Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj

      Exit Polli: Agim Aliu fiton në Ferizaj 0

    Të tjera