Kthehu lart

Afganistan, sulmohen zyrat e 'Save the Children', 11 të plagosur

Afganistan, sulmohen zyrat e 'Save the Children', 11 të plagosur GazetaExpress

Sulmohen zyrat e bamirësisë të Save the Children në qytetin lindor të Afganistanit në Jalalabad. Deri më tani janë raportuar të paktën 11 persona të plagosur.

Fillimisht është regjistruar një shpërthim me eksploziv jashtë zyrave, më pas persona të armatosur kanë hyrë brenda në ndërtesë dhe kanë qëlluar me armë.

Imazhet treguan banorët që iknin nga zona. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili vjen pasi disa talibanë të armatosur kanë sulmuar një hotel luksoz në Kabul më 20 janar duke vrarë të paktën 22 vetë, kryesisht të huaj.

Qyteti Jalalabad, pranë kufirit me Pakistanin, shpesh është shënjestruar nga militantët talebanë, por është gjithashtu një bastion për grupin e Shtetit Islamik, luftëtarët e të cilit kanë qenë aktiv atje që nga viti 2015.

    Data: 24 Janar 2018 09:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera