Kthehu lart

A do të vazhdojë Labinot Tahiri të jetë pjesë e AKR-së?

A do të vazhdojë Labinot Tahiri të jetë pjesë e AKR-së? GazetaExpress

Sot në emisionin e mëngjesin në Televizionin 7, ku ka qenë i ftuar Labinot Tahiri, deputet nga radhët e Aleanca Kosova e Re, ai u shpreh jo i kënaqur me punën të cilën është duke e bërë partia të cilës i përket

Tahiri gjithashtu tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë pjesë e ndonjë subjekti tjetër apo mund ta shohim si deputet të pavarur, duke thënë që nuk ka gjetur mbështetje nga subjekti të cilit i përket, për t'i realizuar projektet të cilat ka premtuar dhe ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes së AKR-së, për t'i përfunduar këto projekte.

Ai më tej tha që ka pasur shumë përkrahje nga qytetarët e Ferizajt, por ka pasur shumë pak njerëz nga ky qytet në pozita udhëheqëse në institucione shtetërore.  

    Data: 17 Prill 2018 09:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera