Kthehu lart

9-vjeçarja vdes pas një kafshate petull të gatuar nga babai

9-vjeçarja vdes pas një kafshate petull të gatuar nga babai GazetaExpress

Një vajzë 9-vjeçare ka vdekur nga një reagim alergjik pasi e kishte ngrënë vetëm një kafshatë petull që ia kishte gatuar babai.

Nainika Tikoo, e cila ishte alergjike ndaj produkteve të qumështit, i kishte kërkuar babait, Vinod, t’i shtonte manaferra petullave të gatuara pa produkte qumështi mëngjesin e 20 majit. Ajo nuk i kishte provuar manaferrat kurrë më parë, transmeton Express.

Por, pas kafshatës së parë atë mëngjes, vogëlushja ishte bërë e tera ngjyrë kaltër dhe si pasojë ka vdekur.

Babai i saj kishte tentuar ta trajtonte me injektues “Epipen”, ndërsa ndihma e shpejtë kishte mbërritur në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës me shtatë minuta vonesë.

Nainika pësoi sulm në zemër. Ajo vdiq disa ditë më pas në spital.

Nëna e saj, Lakshmi Kaul, ka thënë se vdekja e vajzës së saj është një ankth që ata si prindër do ta jetojnë sa të jenë gjallë.

“E dinim se ishte alergjike ndaj produkteve të qumështit dhe kishte astma prandaj jemi kujdesur për të për nëntë vite”, ka thënë ajo. /Express/  

    Data: 12 Tetor 2017 15:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera