Kthehu lart

41 inspektorë mbikëqyrin mijëra punëtorë

41 inspektorë mbikëqyrin mijëra punëtorë GazetaExpress

Me mijëra njerëz në Kosovë punojnë në ndërtimtari. E pikërisht ky sektor ka rrezikshmërinë më të lartë.

Shumica e punëtorëve janë pa kontrata e nuk kanë as kushte minimale sigurie.  Por, është shumë i vogël numri i inspektorëve që i mbikëqyrin punëdhënësit dhe kushtet në të cilat ata kryejnë punën.

Për mijëra punëtorë, angazhohen 41 inspektorë.


Me gjithë mungesën e inspektorëve, ministri u bën thirrje edhe qytetarëve që t’i lajmërojnë rastet kur nuk kanë siguri në vendin e punës.

Në anën tjetër, kryeinspektori i inspektoratit të Punës, thotë se gjendja e sigurisë në punë lë për të dëshiruar.

Ndërkaq, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura thonë se Qeveria nuk po i merr parasysh shqetësimet e tyre.

Vitin e kaluar 14 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkaq 50 kanë marrë lëndime trupore.

E  këtë vit 6 persona kanë vdekur, ndërsa 33 janë lënduar.

I fundit që vdiq në vendin e punës është Valon Berisha.

    Data: 25 Maj 2018 20:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera