Kthehu lart

4 viktima në 1 muaj, dyshime për një vrasës serik në Florida

4 viktima në 1 muaj, dyshime për një vrasës serik në Florida GazetaExpress

Forca të shumta policie së bashku me njësinë speciale zbarkuan në rrugët e një lagjeje të tërë, në kërkim të një vrasësi serial, pasi një person i katërt u gjet i vdekur pa asnjë arsye.

Banorët në lagjen Seminole Heights të Tampas, Florida, raportuar se kishin dëgjuar të shtëna me armë pak përpara orën 5 të mëngjesit të së martës. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes, oficerët e policisë gjetën trupin e pajetë të 60 – vjeçarit Ronald Felton. Ai kishte qenë duke kaluar rrugën kur një person i armatosur i erdhi nga prapa dhe e qëlloi për vdekje.

Zyrtarë të policisë, të cituar nga “Associated Press” thanë se autori dyshohet të jetë banor i kësaj zone, për këtë arsye kërkuan bashkëpunimin e banorëve dhe u bënë atyre thirrje që të kenë kujdes.

Kreu i policisë, Brian Dugan theksoi se deri kur detektivët e tij të vërtetojnë të kundërtën, vrasja e 60 – vjeçarit do të trajtohet si e lidhur me vrasjen e 3 personave të tjerë, të ndodhura brenda një harku kohor prej 10 ditësh, gjatë muajit Tetor.

Tre viktimat e mëparshme ishin vetëm dhe u qëlluan për vdekje gjatë natës në lagje, sapo kishin zbritur nga autobusi. Asnjë prej tyre nuk ishte grabitur.

Këto ngjarje kanë alarmuar autoritetet në Tampa, transmeton televizion Klan. Në një konferencë për shtyp, Kryebashkiaku Bob Buckhorn tha se po bëhet gjithçka që ky person të arrestohet dhe se puna për kapjen e tij do të vijojë derisa të gjendet.

Autori besohet se është një burrë me ngjyrë, i cili mban veshur rroba të zeza dhe lëviz me armë zjarri. Pamja e tij është mundur të fiksohet nga kamerat e sigurisë në rrugë, megjithatë identiteti i personit në fjalë, që po cilësohet si vrasës serial nuk dihet ende, ashtu sikurse arsyeja e vrasjeve.

Viktima e parë ishte një 22 – vjeçar, i cili u ekzekutua më datë 9 Tetor.

 Dy ditë më pas, një 32 – vjeçare u vra gjithashtu.

Më 19 Tetor, një 20 vjeçar u qëllua teksa kishte marrë autobusin e gabuar për t’u kthyer për në shtëpi.

    Data: 14 Nentor 2017 23:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera