Kthehu lart

340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

340 mijë të vdekur nga lufta në Siri GazetaExpress

Mes tyre bëjnë pjesë 102.618 civilë, 19.000 prej të cilëve fëmijë dhe 12.000 gra Më shumë se 340.000 persona, prej të cilëve 100.000 civilë, janë vrarë që prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011, theksoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

 Ky bilanc i ri u njoftua në një kohë kur disa fuqi të huaja kanë intensifikuar përpjekjet e tyre diplomatike, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm dhe disa ditë nga një cikël bisedimesh për paqe nën drejtimin e OKB-së në Gjenevë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut që disponon një rrjet të gjerë burimesh në vendet në luftë, ka dokumentuar vdekjen e 343.511 personave në territorin sirian nga mesi i muajit mars 2011 dhe fillimi i muajit nëntor 2017.

“Mes tyre bëjnë pjesë 102.618 civilë, 19.000 prej të cilëve fëmijë dhe 12.000 gra”, theksoi i njëjti burim. Sipas OSDH-së, më shumë se 119.000 anëtarë të forcave pro-qeveritare janë vrarë, 62.000 prej të cilëve ushtarë sirianë dhe 1.556 anëtarë të Hezbollahut libanez.

 Gjatë këtyre katër muajve të fundit, rreth 12.000 persona janë vrarë në të gjithë territorin sirian, 3.001 prej të cilëve civilë.

Shpërthyer në vitin 2011 me shtypjen e manifestimeve paqësore nga regjimi, konflikti në Siri u bë më kompleks me përfshirjen e vendeve të huaja dhe grupeve xhihadiste, në një territor gjithnjë e më të copëtuar.

    Data: 25 Nentor 2017 00:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera