Kthehu lart

3.5 milionë vullnetarë në Korenë Veriore të gatshëm të luftojnë kundër SHBA-së

3.5 milionë vullnetarë në Korenë Veriore të gatshëm të luftojnë kundër SHBA-së GazetaExpress

Koreja Veriore ka thënë dje se gati 3.5 milionë punëtorë, anëtarë të partisë dhe ushtarë, kanë shprehur vullnetin për t’iu bashkuar apo ribashkuar ushtrisë për t’i bërë qëndresë sanksioneve të OKB-së dhe për të luftuar kundër Shteteve të Bashkuara, në tensionet aktuale gjeopolitike mes Pyongyang dhe Washingtonit.

Rodong Sinmun, gazeta zyrtare e Koresë Veriore, ka thënë se vullnetarët janë shprehur të gatshëm t’i bashkohen apo ribashkohen Ushtrisë së Popullit pasi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë (KCNA) publikoi të hënën një komunikatë duke i dënuar sanksionet e reja që Kombet e Bashkuara i vënë ndaj shtetit të izoluar si hakmarrje ndaj testimeve raketore të saj, transmeton Express.

Në fillim të kësaj jave, Koreja Veriore e armatosur me armë bërthamore kërcënoi se do ta sulmonte SHBA-në dhe territorin e saj në Paqësor, Guam.

KCNA ka shkruar të mërkurën se një tubim masiv u mbajt në Pyongyang në përkrahje të qeverisë.

Edhe në të kaluarën Koreja Veriore ka mobilizuar turma të mëdha për të shfaqur vendosmërinë e vet kur tensionet përshkallëzohen./Express/  

    Data: 13 Gusht 2017 11:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera