Kthehu lart

Zyrtare! KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë

Zyrtare! KE rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë GazetaExpress

Tashmë është zyrtare, Këshilli i Evropës ka vendosur që të çelë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë me dije shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, e cila ka lexuar raportin nga Brukseli, ku bashkë më Shqipërinë, do t’i çelen negociatat për anëtarësimin në BE edhe Maqedonisë.

“Sot komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.”, u shpreh ajo.

Siç bëri me dije, shefja e diplomacisë së BE do të jetë ditën e sotme në Tiranë, ku pritet që t’i dorëzojë kryeministrit Edi Rama raportin që rekomandon çeljen e negociatave.

Po ashtu, ajo do të vazhdojë turin më pas në Maqedoni, Malin e Zi dhe në Serbi.

Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën.”, tha ajo.

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 15:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera