Kthehu lart

​Zgjedhjet brenda PS-së nisin në 15 shtator, ja kush s’mund të kandidojë

​Zgjedhjet brenda PS-së nisin në 15 shtator, ja kush s’mund të kandidojë GazetaExpress

Zbardhen vendimet e mbledhjes se fundit te Asamblese se PS-se ne lidhje me zgjedhjet bredna se majtes.

Asambleja vendosi që nga 15 shtatori deri në 30 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore në Partinë Socialiste, ndërsa konstituimi i Këshillave Socialistë nga 1-15 nëntor. Gjatë zgjedhjeve do të bëhet edhe një analizë e gjatë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në cdo degë të Partisë Socialiste, shkruan report tv. Kryetarët aktualë nuk do të lejohet që të kandidojnë në rastet kur rezultati i 25 qershorit, ishte më i ulët se zgjedhjet paraardhëse. 

Kandidatët për kryetar duhet të kenë të paktën një vit pjesë e PS të anëtarësuar, ndërsa përpos tij do të zgjidhet edhe sekretari. Organizimi i zgjedhjeve të reja në parti, sipas PS bëhet për të përmirësuar rezultatin dhe rritjen e bashkëpunimit me njerëzit. Ndërkohë që riorganizimin dhe analizën duhet ta përfundojnë edhe strukturat në Greqi, Itali dhe vende të tjera. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe ngritja e strukturave të reja të PS në vendet ku ka emigrantë. 

Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit. Në një raport konfidencial të Partisë Socialiste të publikuar pak javë më parë, i cili bën analizën e punës së strukturave të kësaj force politike del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat të dobët në zgjedhje, krahasuar ky rezultat me zgjedhjet e vitit 2013.

 Bashkitë ku PS ka pësuar rënie

 Kuçovë; Skrapar; Dibër; Elbasan; Cerrik; Peqin; Prrenjas; Pustec; Këlcyrë; Devoll; Shkodër; Vau i Dejës; Kamëz; Kavajë; Rrogozhinë

Qarqet ku PS realizoi objektivin

Berat; Durrës; Gjirokastër; Kukës; Lezhë; Vlorë

    Data: 14 Shtator 2017 11:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera