Kthehu lart

Breshëri plumbash mbi prindërit e moshuar të Elton Çiços, zbulohet shenjestra e vërtetë e atentatorëve

Breshëri plumbash mbi prindërit e moshuar të Elton Çiços, zbulohet shenjestra e vërtetë e atentatorëve GazetaExpress

Ishte hera e dytë në orët e para të mëngjesit të sotëm, që shtëpia e prindërve të moshuar të Elton Çiços i ekzekutuar në maj të vitit të shkuar, vihet në shënjestër nga persona të paidentifikuar me pretekstin e grabitjes.

Teksa sot sipas policisë së shtetit tre persona të armatosur, rreth orës 03:20, ishin futur brenda rrethimit të shtëpisë private në pronësi të Naim Çiço në lagjen “Demokracia”, Tepelenë për të grabitur, burime të “Gazeta Express” bëjnë me dije se në fakt grabitësit kanë patur një qëllim tjetër.

Prej pak kohësh në shtëpinë e prindërve të Çiços është kthyer nga emigrimi vëllai i vogël i tij, i cili mesa duket mund të ketë qenë shënjestra e personave të armatosur që kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë dykatëshe në Tepelenë.

Ngjarja

Dy prindërit e moshuar të Elton Çiços duket se po jetojnë nën terror që pas grabitjes së banesës së tyre në 31 mars të vitit 2015, ku grabitësit dhunuan rëndë dhe të ëmën e tij.

Sot në orët e para të mëngjesit  ata kanë qenë pre e të shtënave me armë zjarri në drejtim të banesës së tyre, ku sipas policisë personat në momentin që janë  pikasur nga pronari i shtëpisë, dyshohet se  kanë marrë serverin e kamerave që ndodhej në një kasetë në oborr dhe janë larguar.

 Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja, nga të cilat tri ishin të një automatiku “Kallashnikov” dhe dy të një pistolete “Makarov”.

Ekzekutimi i Elton Çiços

Elton Çiço u ekzekutua me armë zjarri në 1 maj të vitit të kaluar nga një person që është identifikuar si Jani Aliaj, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë që deri më tani është vetëm një person i dorëzuar për vrasjen e Elton Çicocs, Renato Milloshi, i cili ka qenë bashkëpunëtor me autorin e krimit të rëndë.  Ai ishte personi që largoi me shpejtësi me makinë Jani Aliajn pas vrasjes në Bllok të Çiços, ndërsa automjeti u sekuestrua disa ditë më pas në Tiranë.

Hasmëria

Shkak i vrasjes dyshohet hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiço për drogë. Pjesë e kësaj hasmërie ka qenë edhe Nelgert Pata, i cili mbeti i vrarë në një atentat me 21 nëntor të viti të kaluar në Fier.

Çiço kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. Më tej konflikti vijoi në 2015, kur Jani Alia u plagos me armë në Gjirokastër dhe në janar të 2016. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiço, i cili u ekzekutua në 1 maj të vitit të kaluar.

/Gazeta Express/

    Data: 17 Nentor 2017 16:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera