Kthehu lart

Zbulohen objekte të periudhës ilire poshtë Forumit Bizantin në Durrës

Zbulohen objekte të periudhës ilire poshtë Forumit Bizantin në Durrës GazetaExpress

Gjatë gërmimeve të një ekspedite franko-shqiptare pranë Forumit Bizantin në qendër të qytetit të Durrësit janë gjetur objekte të periudhës qytetare ilir, që i përkasin shekujve 2-3 pas Krishtit.

Arkeologu Edi Shehu dhe grupi i tij thonë se gjetjet konsistojnë në enë qeramike, vazo qelqi, kapak bronxi etj. që dëshmojnë një tjetër shtresëzim historik të qytetërimit të lashtë që dergjet poshtë Forumit Bizantin, dëshmi e një kohe më të vonë.

Objektet antika të zbuluara janë enë qeramike, enë qelqi, kapak bronzi dhe 2 medalionë.

Objektet antike mendohet se janë zbuluar në një banesë në momentin kur ajo ka qenë duke u rrëzuar.

    Data: 14 Qershor 2018 15:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera