Kthehu lart

Vrasja në Tiranë, viktima 64 vjeç, zbulohet identiteti (Detaje)

Vrasja në Tiranë, viktima 64 vjeç, zbulohet identiteti (Detaje) GazetaExpress

Mbrëmjen e sotme një vrasje ndodhi në zonën e ish- bllokut në Tiranë.

Policia bën me dije se viktima është Memli Begalla 64 vjeç.

Trupi i pajetë i 64 vjeçarit u gjet tek parkingu i një pallati në hyrje të rrugës "Nikolla Tup" në zonën e ish- bllokut në kryeqytet.

Gazeta Express mëson se vrasja ka ndodhur me armë me silenciator, tek shesh pushimi i pallatit.

Deri tani 3 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjatje.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.
 
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. 

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. 

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 22:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera