Kthehu lart

Xhafaj zbulon takimin me Saimir Tahirin dhe flet për marrëdhënien me Ramën

Xhafaj zbulon takimin me Saimir Tahirin dhe flet për marrëdhënien me Ramën GazetaExpress

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për raporte që ka me kryeministrin Edi Rama, raporte që shpesh herë në media është folur se kanë qenë të vështira.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Xhafaj thotë se Rama i ka dhënë dorë të lirë për ministrinë që drejton, ndërsa ka shtuar se jo pak herë ka pasur debate me të, por jo deri në përplasje.

Kam një marrëdhënie korrekte me kryeministrin Rama. AI më ka besuar mua ministrin të Brendshëm. Unë kam marrë përsipër këtë përgjegjësi në raport me detyrimet kushtetuese. Më respekton në funksionin tim dhe më mbështet për sfidat që më ka besuar.

Patjetër që ka gjëra sepse unë jam Ministër i Brendshëm. Shpesh herë ka nevojë të diskutoj me të për informacione për krimin e organizuar me terrorizmin më duhet të informoj atë të drejtpërdrejtë dhe kam detyrë ta informoj atë. Në punë mund të ketë diskutime debate. Siç ka thënë edhe ai vetë unë i bëj gjërat në mënyrën time. Nuk jam tip dhe shumë i lehtë mbase.”, është shprehur Xhafaj.

Ministri i Brendshëm ka folur edhe për një takim me paraardhësin e tij, Saimir Tahirin, i cili është nën hetim për trafik droge.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje për takimin, Xhafaj thotë se Tahiri është në një pozitë të vështirë, që nuk ja dëshiron askujt.

Kam përshtypjen duhet të ketë 3-4 muaj. Padyshim që nuk dëshiroj për askënd që të jetë në një pozitë të sikletshme.”, -është shprehur Xhafaj.

Kur na ndajnë 1 vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, për Xhafajn, kandidat për Tiranën, duhet të jetë Erion Veliaj, i cili është kreu aktual i kësaj Bashkie.

Për mua. Po. Ai duhet të jetë sërish kandidat për ato që ka treguar në krye të bashkisë së Tiranës.”, tha Ministri Xhafaj. 

/GazetaExpress/

    Data: 17 Prill 2018 09:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera