Kthehu lart

Xhafaj takon eurodeputetët, Kukan: BE do të ndihmojë, por ju duhet të kryeni procesin

Xhafaj takon eurodeputetët, Kukan: BE do të ndihmojë, por ju duhet të kryeni procesin GazetaExpress

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar këtë të enjte europarlamentartët Eduard Kukan dhe Gianni Pitella, teksa diskutimet mes palëve janë fokusuar tek integrimi i Shqipërisë në BE dhe operacioni “Forca e Ligjit”.

Europarlamentari Kukan është shprehur se BE ëështë e gatshme të ndihmojë Shqipërinë, por në fund të ditës, integrimi mbetet një proces që do të duhet ta kryejë dhe përfundojë vetë Shqipëria.

“Po përpiqemi për çeljen e negociatave. Reformat e nisura duhet të vazhdojnë. Siç e kam thënë shpesh, BE do të ndihmojë, por ju jeni ata që do ta kryeni procesin”, tha Kukan.

Në takimin me eurodeputetin Gianni Pitella, zoti Xhafaj prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme.


Zoti Xhafaj kërkoi nga BE-ja të ndjekë procesin e implementimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo reformë mund të jetë shembull për rajonin.

Ministri informoi deputetët e PE-së mbi rezultatet e vitit 2017 në luftën antikanabis dhe i njohu me detaje të përgjithshme nga Plani i Veprimit kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale/Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ministri nënvizoi se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vendimtar për rrugëtimin evropian të vendit. Ministri theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur./Gazeta Express

    Data: 07 Dhjetor 2017 19:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera