Kthehu lart

Xhafaj: Policia po heton dy grupet kryesore kriminale në Elbasan

Xhafaj: Policia po heton dy grupet kryesore kriminale në Elbasan GazetaExpress

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj theksoi se policia është duke hetuar dy grupet kryesore kriminale në Elbasan.

“Aty janë disa grupe kriminale ku dy janë kryesorët, që janë të sinjifikuar më shumë. Çapajt në mos gaboj dhe Çelajt për të cilat ka procese penale, ka hetime dhe ato do të provojnë nëse veprimtaria e tyre kriminale ka qenë e influencuar apo ka qenë e mbështetur, apo e favorizuar nga njerëz të veshur me pushtet, në nivel vendor apo edhe më lart, apo është veprimtari i mirëfilltë kriminale që është jashtë këtyre strukturave. Mbetet që hetimi ta provojë këtë gjë”, u shpreh Xhafaj.

Ndërkohë ministri Xhafaj pyetjes nëse drejtësia tashmë do të jetë në të njëjtën linjë me policinë, ministri tha: “Ka pasur probleme të kësaj natyre edhe në Elbasan. Implikime të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë me grupet e caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo të tjetrit grup. Unë për këtë gjë kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Kur kam folur për çështje konkrete kam pasur parasysh edhe Elbasanin. Për prokurorinë. Prokuroria është me njerëz, pastaj se cilët janë personat konkret nuk më takon mua ta përcaktoj, prandaj janë organet e hetimit. Secili ka vendin e vetë”, pohoi ministri Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë në Channel One me gazetarin Roland Qafoku u ndal në policimin në komunitet. 

Gjatë fjalës së tij ministri deklaroi se organizimi i ri i policisë në territor po bëhet për të pasur një kontroll më të mirë jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e parandalimit dhe goditjes së paligjshmërive që ndodhin në territor.

 “Për të ndërtuar një marrëdhënie të re, një komunikim të ri ndërmjet strukturave policore në terren dhe qytetarëve dhe komunitetit përkatës. Pra e thënë pak më ndryshe, siç e trajtova dhe sot aty në Elbasan, është që: banorët të njohin kush është polici që punon për të siguruar qetësinë, rendin në atë komunitet, të shprehen për të, të japin vlerësime për të. Dhe nga ana tjetër, punonjësit e Policisë që operojnë në një territor të caktuar të njohin komunitetin përkatës, problematikat që ka ai komunitet. Po mundësisht të njohin çdo familje të atij komuniteti. Njëkohësisht për shkak edhe të këtij raporti, për shkak dhe të kësaj llogaridhënie të jenë shumë më të përgjegjshëm në raport me shqetësimet që kanë qytetarët”, tha ministri.

    Data: 16 Prill 2018 22:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera