Kthehu lart

Vritet biznesmeni në mes të Tiranës, kohë më parë i dogjën Land Roverin /DETAJET

Vritet biznesmeni në mes të Tiranës, kohë më parë i dogjën Land Roverin /DETAJET GazetaExpress

Një biznesmen u vra me armë në Tiranë, pranë banesës së tij ku kishte edhe shoqërinë që ai drejtonte nga viti 2016.

Memli Begalla 64 vjeç me origjinë nga Progonati i Tepelenës, baba i dy djemve, u qëllua me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pranë njësisë bashkiake numër 5. Atentarorët, ende të paidentifikuar nga policia, e kanë qëlluar biznesmenin në shesh pushimin pranë pallatit ku ai kishte banesën në katin e katërt. 64-vjecari u gjet i pajetë nga banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. 

Ata dyshohet se janë larguar me një automjet. Me mbërritjen në vendngjarje, policia konstatoi se Begalla ishte i pajetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mbrëmjes rrugën "Nikolla Tupe" në sheshin mes pallateve, ku duhet theksuar se mbizotëron errësira, ndërsa gjenden të parkuara edhe shumë automjete.  64-vjeçari Begalla është qëlluar, pasi ka dalë nga makina për të shkuar në banesën e tij.

Banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna, pasi dyshohet se biznesmeni të jetë qëlluar me armë me silenciator në kokë.

“Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore”, njofton zyrtarisht policia.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit. Ndërkohë Express mëson se në ambientet e policisë u shoqëruan edhe dy djemtë e Begallës. 

Momenti i shoqerimit te djemve

“Po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj”, njoftoi policia.

Express mëson se pak kohë më parë, Memli Begallës i kishin djegur makinën e tij Land Rover, në të njëjtën zonë, pranë banesës së tij. Po ashtu, mësohet se Memli ishte emri i ndryshuar i biznesmenit pasi më parë e ka pasur, Afrim Begalla.

Memli Begalla prej vitit 2016 është administrator i vetëm i shoqërisë LAB- AB, që ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj. Ndërkohë, Express mëson se 64-vjeçari ka në pronësi të tij edhe dy gomisteri. Zyrat e biznesit janë pranë njësisë numër 5, ku Begalli edhe jetonte.

Ambulanca ne vendngjarje

Drejtori i komanduar i Policise se Tiranes, Dhimitraq Ziu ne vendngjarje

/Gazeta Express

    Data: 14 Shkurt 2018 22:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera