Kthehu lart

“Vora News” apo “Fox News”, Rama kapet me gazetarët e rretheve në Lezhë

“Vora News” apo “Fox News”, Rama kapet me gazetarët e rretheve në Lezhë GazetaExpress

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë ditën e sotme në qytetin e Lezhës.

Pasi mbledhjes, ai doli në një konferencë për shtyp, për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të medias lokale dhe korrespondentëve të mediave kombëtare.

Por, edhe pse në fillim të konferencës, bëri si i interesuar për pyetjet, në fakt ai nuk e harroi edhe një herë luftën e hapur që e ka me gazetarët.

Duke luajtur rolin e ta paditurit, pyetjes së korrespondentit të OraNews, e mori sikur po ia bënte Vora News.

Më pas, jo pa ironi, pyetjes së korrespondentit të Fax News, kërkoi sqarim se mendoi se mos ishte televizioni amerikan Fox News.

Edhe pse ai e di shumë mirë se nuk ka Vora News apo Fox News në Shqipëri, zgjodhi edhe një herë ironitë dhe sarkazmat me gazetarët. /GazetaExpress/

    Data: 12 Janar 2018 18:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera