Kthehu lart

Vlorë, të shtëna me armë zjarri në ajër

Vlorë, të shtëna me armë zjarri në ajër GazetaExpress E shtune, 20 Maj 2017 00:11

Pak pas mesnate, rreth orës 23:15, në lagjen "Hajro Çakërri", pranë vendit të quajtur "Bishti i Kalldrëmit" në Vlorë, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

 Policia thotë se grupi hetimor ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nuk ka konstatuar asnjë person të lënduar apo dëme të tjera.

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar disa gëzhoja.

Janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/

    Data: 20 Maj 2017 00:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera